Pajtimi dhe bashkëpunimi mes njerëzve në Ballkanin Perëndimor mbetet një parakusht për zhvillimin ekonomik-social të rajonit dhe afrimin e tij më të shpejtë me BE. Për herë të parë rëndësinë e pajtimit rajonal e nxorri në pah Procesi i Berlinit, nismës diplomatike të kancelares Merkel, në veren 2014. Në këtë përpjekje rinia në 6 vendet e rajonit është padyshim në krye të procesit të pajtimit. Të rinjtë nuk e kanë jetuar luftën por plagët e saj janë të pambyllura në familjet e tyre. Zyra e Bashkëpunimit Rinor Rajonal me seli në Tiranë, e ngritur ne kuader te Procesit te Berlinit në misionin e saj: të ushqejë dhe zhvillojë pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal mes të rinjve.