Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh kundër ideve për ndryshimin e kufijve të jashtëm në Ballkanin Perëndimor. “”Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i përcaktuar dhe i paprekshëm. Kjo duhet të përsëritet gjithnjë, sepse ekzistojnë tendenca që çështje e kufijve të hapet prap. Kjo nuk mund të ndodhë. Duke u nisur nga ky fakt, ne jemi unik që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet perspektiva e integrimeve evropiane””, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, pas takimit në Berlin me udhëheqësin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës.
https://www.dw.com/sq/merkel-kund%C3%ABr-ndryshimit-t%C3%AB-kufijve-n%C3%AB-ballkan/a-45071876