Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor po përpiqen të kuptojnë më mirë të kaluarën dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Përvojat e njerëze në Mostar, Zrenjanin, Shkup dhe Banja Lukë janë mbledhur dhe shndërrur në një shfaqje për teatër, me titull – “Mendimet e heshtura”. Ndërlidhja e të rinjve, ndërtimi i mirëkuptimit, toleranca dhe miqësia janë ndër vlerat që RYCO përpiqet të përhapë tek të rinjtë.