Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz tha në Prishtinë se Kosova e Serbia duhet të arrijnë tek një marrëveshje nëse duan të jenë pjesë e familjes evropiane. Sipas tij krijimi i ushtrisë nuk duhet të shkaktojë destabilizim në rajon. nëse ia dalin që të arrihet një marrëveshje, askush nuk do të jetë kundër asaj marrëveshje dhe për këtë arsye nga ana e Austrisë një marrëveshje e tillë do ta ketë mbështetjen e plotë.