Duke rritur një brez tolerant

Igli, Merais & Isni

Fëmijët në Shqipëri rriten në një mjedis të dhunshëm. Sipas Raportit të Mirëqenies së Fëmijëve, publikuar nga World Vision në 2016-ën, 70 % raportojnë se kanë përjetuar dhunë. Fëmijët dhunohen në shtëpi, në shkollë, në rrugë dhe nga bashkëmoshatarët, duke u rritur me një model dhune e cila tejçohet nga brezi në brez. Kjo është një nga arsyet përse World Vision ka zgjedhur të punojë me grupe fëmijësh, duke u mësuar atyre të drejtat e tyre, duke i informuar se si të mbrohen dhe njëkohësisht ta raportojnë dhunën.

“Para se të isha pjesë e grupit të Mbrojtjes së Fëmijëve, isha mësuar t’i zgjidhja problemet e mija vetëm duke u zënë me të tjerët, por tani përdor bashkëbisedimin për t’i zgjidhur konfliktet” – thotë Isniu, 12 vjeç nga Bathorja. Shoku i tij, Meraisi 12 vjeç ka të njëjtën histori. “Para se të bëhesha pjesë e grupit të Mbrojtjes së Fëmijëve, unë rrija me disa djem, të cilët gjenin çdo pretekst për t’u zënë më djem të tjerë. Ne shkaktonim gjithmonë probleme në shkollë, në lagje dhe në qendrat e internetit, duke ngacmuar dhe tallur të tjerët”.

World Vision po përpiqet të modelojë një brez të ri të paqtë e tolerant.  “Përpara nuk mendoja për të drejtat e fëmijëve apo për për dhunën, është sepse gati normale këtu në Bathore” – thotë Igli 12 vjeç, një djalë tjetër i grupit të Mbrojtjes së Fëmijëve. Tani unë mezi pres që së bashku me 28 shokët e shoqet e grupit të ngremë zërin për të drejtat e fëmijëve”.

Igli (majtas) dhe grupi i Mbrojtjes së Fëmijëve duke përgatitur një peticion kundër dhunës në shkolla.

Grupi i Mbrojtjes së Fëmijëve ka realizuar shumë aktivitete në shkollat e tyre, në lagjet dhe madje edhe në aktivitetet kombëtare të organizuara në Tiranë. Së fundmi, ata organizuan një peticion në shkollë kundër dhunës. Ata i kërkuan drejtorëve të shkollave të marrin masa urgjente për të parandaluar dhunën në shkolla. Gjithashtu në “Maratonën e Tiranës”, një nga eventet më të mëdha të kryeqytetit, grupi shkroi mesazhe kundra dhunës, të cilat u lexuan nga mijëra shqiptarë, media, qeveritarë dhe pjesëmarrës të tjerë në maraton.

Në maratonën e Tiranës, grupi i Mbrojtjes së Fëmijëve, duke i thënë “Jo Dhunës”.