Eurokomisionerja për të drejtat e njeriut Dunja Mijatovic është duke zhvilluar një vizitë në Shqipëri, e cila është e përqendruar në të drejtat e fëmijëve, të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe aksesin për shërbim mjekësor falas. Ajo ka përshëndetur angazhimin e autoriteteve për të siguruar mbrojtje më të mirë të fëmijëve nëpërmjet legjislacionit dhe nga ana tjetër i bën thirrje shoqërisë se dhuna ndaj fëmijëve për disiplinimin e tyre është e paparanueshme. Sipas saj: “Personat me aftësi të kufizuara duhet të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre për të jetuar në mënyrë të pavarur dhe të përfshihen në komunitet”.