Profesioni i Irinit është mësuese, por aktualisht punon si përgjegjëse në shtëpinë e fëmijës së Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare në Manastirin e Shën Vlashit. “Kam 3 fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë.
Jam autoritare, kërkoj shumë dhe shpesh jam shumë e ashpër. Vendos rregullat e mia dhe anëtarët e familjes duhet t’i pranojnë e t’i mirëpresin, por realisht nuk mund të jetë gjithmonë ashtu.
Angazhimet e punës janë me orë të zgjatura dhe më ngelet pak kohë për fëmijët. Shpesh here ata vinin të më pyesin për gjërat e shkollës, për veshjet, por e unë e kam parë gjithmonë si moment të papërshtatshëm. Vazhdimisht thoja pak më vonë…pak më vonë…
Kur u bëra pjesë e trajnimit të World Vision “Festojmë Familjen”, diçka ndryshoi.
I vura vetes detyrë të kaloja kohë cilësore si me fëmijët, ashtu edhe me bashkëshortin tim që është prift. Kanë kaluar shumë vite nga dita e martesës, kur ai ishte në vitin e fundit të akademisë teologjike. Por do të doja që edhe ai të ishte pjesë e trajnimit, të ndanim eksperiencat e t’i gëzoheshim edhe më shumë njëri tjetrit, familjes sonë e komunitetit ku jetojmë sepse çdo moment i humbur nuk kthehet pas…”