Prej muajsh një kilogram patate në pikat e shitjes së perimeve tregohet me rreth 90 lekë, ose 50% më shtrenjtë se e njëjtja periudhë e një viti më parë. Reshjet e shumta të shiut patën paralajmëruar dëme në prodhimin e kulturave të mbjella në pranverë. Vetë fermerët raportonin se dëmi më i madh në bujqësi ishte shtyrja e të mbjellave. Tashmë kur ka kaluar gjysma e vitit, shirat që sollën më shumë prodhim të energjisë elektrike, e një blianc më të mirë të Shqipërisë në eksporte, tregojnë se bujqësinë nuk e kanë favorizuar.
https://businessmag.al/bien-mbjelljet-e-perimeve-ne-fushe-dhe-ushqimit-per-kafshet/