Business Mag – Prodhimi?! Ende shfrytëzojmë pak investimet dhe njohuritë

prodhim

Rreth një e katërta mundësisë së prodhimit në vend mbetet e pashfrytëzuar. Sipërmarrjet private, në prodhim apo shërbim, arrijnë të vënë në punë më pak se 75% të kapaciteteve të tyre prodhuese. Banka e Shqipërisë bën një vrojtim periodik të bizneseve në këtë drejtim. Të dhënat e fundit tregojnë se shfrytëzimi i kapaciteteve ka pësuar një rënie, duke paralajmëruar se edhe rendimenti i prodhimit ka rënë. Edhe pse ekonomia u rrit mbi 4%, në tremujorin e parë, niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese ra në shumë sektorë.

https://businessmag.al/prodhimi-ende-shfrytezojme-pak-investimet-dhe-njohurite/