Business Mag – Ferma që mund ta keni edhe në shtëpinë tuaj

hidrofarm-600x600

Së fundmi në Shqipëri po zhvillohet një lloj sistemi tjetër bujqësie që njihet si “hidroponia”. Një alternativë më ekologjike për të siguruar produkte ushqimore. “Hidrofarm” është e para fermë e tillë e hapur dhe gjendet në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës. Sipas investitorit i gjithë investimi është bërë nga fondet e tij private dhe mbështetje nga palë të tjera nuk ka, pasi inovacione të tilla nuk po dinë si të përthithen e të kuptohen. Në skemat mbështetëse nevojitet mbështetja e fermave organike dhe natyrale. Kjo bëhet vetëm kur të vendoset një standard shtetëror me një institucion përkatës ku të sigurojë konsumatorët që nuk ka më abuzime me fjalën organike, bio, natyrale etj. Kultivimi në sistemin hidroponik mundëson një rritje të bimës në mënyrë natyrale pa pesticide, insekticide e kimikate të dëmshme për organizmin.

https://businessmag.al/ferma-qe-mund-ta-keni-edhe-ne-shtepine-tuaj/