Besimi në zhvillim

Projekti i sponsorizimit ose i njohur ndryshe edhe si projekt i letërkëmbimit bën të mundur që miq nga vende të ndryshme të zhvilluara të mbështesin zbatimin e programit tonë.

Kontributi i tyre besnik bën të mundur jetësimin dhe zbatimin e disa projekteve (edukim, mbrojtje e fëmijës, rinia dhe letërkëmbimi) që kontribuojnë në mirëqenien e fëmijëve dhe komuniteteve më në nevojë.

Synimi i Programit "Besimi në Zhvillim"

World Vision së bashku me komunitetet fetare në Shqipëri, synon të promovojnë një ndryshim pozitiv që sjell shpresë, zhvillim shpirtëror dhe forcimin e familjes duke mobilizuar dhe angazhuar komunitetin në çështje të mirëqënies së fëmijëve, duke ndërtuar marrëdhënie të forta besimi dhe bashkëpunimi me komunitet e besimit në zhvillimin shpirtëror të fëmijëve, të të rinjve dhe adoleshentëve.

Duke ndërtuar marrëdhenie të forta besimi dhe bashkëpunimi me kishat dhe organizatat me bazë besimi tjetër.

Duke ndërtuar kapacitet e tyre për t'i pajisur me njohuri dhe aftësi për angazhimin social në komunitet.

Duke ndërmarrë nisma dhe projekte për zhvillimin shpirtëror të fëmijëve dhe të të rinjve.

World Vision së bashku me komunitetet fetare në shqipëri, synon të promovojnë një ndryshim pozitiv që sjell shpresë, zhvillim shpirtëror dhe forcimin e familjes.

Lajme

Organizata World Vision Albania është anëtarësuar në Shoqatën Evropiane të Ofruesve të Shërbimeve për …

Dy terrene të reja sportive janë tashmë në dispozicion të 562 fëmijëve dhe adoleshentëve …

13 tetor 2023 – 52% e të rinjve shprehen të alarmuar për ndryshimet klimatike …

“Në komunitetin ku unë jetoj, shumë nga vajzat dhe gratë nuk janë të barabarta …

Nën moton “Nga ndërgjegjësimi në veprim: Bashkohuni në luftën kundër trafikimit”, u lançua sot …