Balkanweb – “Më ktheni mamin”, përlot lutja e vajzës me prindërit në burg

Prindërit e tyre prej 9 muajsh janë arrestuar në kuadër të një megaoperacioni që goditi shtatë grupe kriminale, që dyshohet se kontrabanduan dhjetëra qytetarë drejt Amerikës, Kanadasë, dhe Britanisë së Madhe. Për sa kohë prindërit e tyre mbahen në paraburgim, vajza 10-vjeçare dhe vëllai i saj 5 vjeç jetojnë me gjyshen invalide, e cila është në pamundësi për t’u kujdesur për ta. Vogëlushja, e cila kërkon të mos i përmendet emri, pasi ka turp nga shokët e shoqet e klasës, në prag të festave të fundvitit, ka shprehur vetëm një dëshirë në letrën drejtuar Babagjyshit.

https://www.balkanweb.com/me-ktheni-mamin-perlot-lutja-e-vajzes-me-prinderit-ne/