Deputeti i PD Tritan Shehu thotë se qeveria do të miratojë një projektvendim për krijimin e operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, i përgatitur nga një organizatë jofitimprurëse që do të administrojë 300 milionë dollarë. Sipas Shehut, ky organ i ri do të ketë një ndikim negativ në sistemin shëndetësor duke nisur nga kujdesi parësor e më tej.