Çdo moment i humbur nuk kthehet pas…

Profesioni i Irinit është mësuese, por aktualisht punon si përgjegjëse në shtëpinë e fëmijës së Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare në Manastirin e Shën Vlashit. “Kam 3 fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë. Jam autoritare, kërkoj shumë dhe shpesh jam shumë e ashpër. Vendos rregullat e mia dhe anëtarët e familjes duhet t’i pranojnë e t’i […]
UDHËTIMI I FËMIJËRISË

Përmes kësaj foto-eseje “Udhëtimi i Fëmijërisë” dhjetra fëmijë nga Dibra, që përfaqësojnë zërin e qindra mijë të tjerëve anëkënd Shqipërisë, kanë ngritur zërin për të drejtat e tyre. Postuar: 23/11/2016
Bullizmi
Kjo video u realizua në kuadër të 20 nëntorit, Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, për të ilustruar një nga problemet që ata hasin më së shumti: Bullizmin.
Duke rritur një brez tolerant

Fëmijët në Shqipëri rriten në një mjedis të dhunshëm. Sipas Raportit të Mirëqenies së Fëmijëve, publikuar nga World Vision në 2016-ën, 70 % raportojnë se kanë përjetuar dhunë. Fëmijët dhunohen në shtëpi, në shkollë, në rrugë dhe nga bashkëmoshatarët, duke u rritur me një model dhune e cila tejçohet nga brezi në brez. Kjo është […]
…po të mos ishe ti…

Leoni 11- vjeçar ka një mike të veçantë. Ata flasin me gjuhën e miqësisë së vërtetë. Gyeong është mikja e tij koreane, të cilës ai i ka besuar sekretet e zemrës. “E dashur Gyeong, mikja ime Koreane u bënë 2 muaj që nuk kam marrë letra nga ti. Unë u gëzova shumë kur më thanë […]
“Ditën që do ecë e gjithë Shqipëria do të jetë e imja!”

Valentina jeton me djalin e sëmurë dhe vajzën në një hapësirë 2 m2, në oborrin e shtëpisë së babait në Dibër. U martua kur ishte 19-vjeç, por jeta i solli jo pak pengesa që duhet t’i përballojë e vetme. “Kam një fëmijë të sëmurë 9-vjeç. Ndër vite, e nga njëri mjek te tjetri i janë […]
Për miken dhe familjen time…

Klea është vlerësuar me notë maksimale në të gjitha lëndët mësimore dhe jo rrallë herë ka marrë fletë lavdërimi. 17 vjeçarja është në vitin e tretë gjimnaz e tregon se më në fund shqetësimi i saj për të vazhduar shkollën e lartë për mjekësi ka filluar të marrë zgjidhje: “Një ditë sa u ktheva nga […]
“Fjalët që kurrë nuk u rritën”

Sot, si çdo ditë tjetër Andra ishte zgjuar e shikonte larg me shikimin e zbrazët. Gjithë zërat që i pushtonin mendjen ishin aty brenda, të kyçur fort e siguruar për të mos dalë kurrë si zë i rritur. U ulëm në karrigen e vjetër. Pas atij rehatimi modest nisëm bisedën. Mamaja tregonte për jetën e […]
Tiranë, gruaja shtatzënë apel për ndihmë: Dua strehë për fëmijët
TIRANË-Thirrja për të mbledhur të pastrehët në qendrat sociale, e ka sjellë këtë nënë të dy fëmijëve të mitur në qendrën sociale të Laprakës. Anila Bardhi është 25 vjeç. Djali i saj i madh është 4 vjeç dhe i vogli 2 vjeç, ndërkohë që është duke pritur fëmijën e tretë. Në këto ditë të ftohta […]
Maria kërkon shkollën. Romët në Gjirokastër, fëmijët nuk janë në gjendjen civile
Maria është 10-vjeç, por e kalon ditën duke u endur rreth çadrës së familjes së saj rome, pranë përroit malor të lagjes “Zinxhira” në Gjirokastër. Ajo e ka braktisur shkollën, por dëshiron të rikthehet. “Kam shkuar në shkollë, por më tha të sillja certifikatën. 5 ditë shkova në shkollë”, tregon Maria. Nëna e saj Diana […]