ata.gov.al – Vlorë, plan masash për ndalimin e shfrytëzimit të të miturve

prefekture-696x522

Një sërë masash do të merren nga institucionet vendore në qarkun e Vlorës, për ndalimin e shfrytëzimit të të miturve. Kjo u bë e ditur gjatë takimit që prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, zhvilloi me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Bashkinë Vlorë, Qendrën “Vatra”, Shërbimin Social Shtetëror dhe Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve Bashkia Vlorë. Prefekti ka thënë se është e domosdoshme të bëhet ndërhyrje emergjente në ndalimin e shfrytëzimit të të miturve, prej prindërve apo tutorëve për të lypur.

http://ata.gov.al/2018/08/09/vlore-plan-masash-per-ndalimin-e-shfrytezimit-te-te-miturve/