ata.gov.al – Panairi i mjaltit në Librazhd bashkon 160 fermerë

panairi

Në Librazhd u zhvillua për të dytin vit radhazi panairi i mjaltit nga Bashkia e Librazhdit dhe World Vision. Këtë vit në panair morën pjesë 160 fermerë duke sjellë jo vetëm mjaltë cilësor, por edhe produkte të tjera bio të zonës. Zona e Librazhdit është një ndër prodhuesit më të mëdhenj, por edhe më cilësor të mjaltit në vend. Janë 6 mijë koshere në të gjithë territorin ku qindra fermerë vazhdojnë traditën e tyre në prodhimin e mjaltit.

http://ata.gov.al/2018/09/23/foto-panairi-i-mjaltit-ne-librazhd-bashkon-160-fermere/