Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, me moton “Më mbështet për të patur një jetë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse dhe “Njih aftësitë e mia”. Me këtë rast ministri Gashi tha se personave me aftësi të kufizuar duhet t’iu kushtohet rëndësi e veçantë dhe t’iu mundësohet përfshirja e tyre në shoqëri dhe në punë.