ata.gov.al – Anti-depresantë pa recetë për adoleshentët, masa për ndërhyrje drastike

masa-696x455

Takimi javor me koordinatorët e bashkëqeverisjes ka publikuar një rast denoncimi të qytetarëve të cilët ndjehen të shqetësuar dhe të kërcënuar nga shitja pa recetë e medikamenteve antideprasantë në farmaci. Në fokus ishte denoncimi i një qytetareje, e cila punon në shërbimin e infermierisë në familje. Gjatë punës së saj ajo është ndeshur me raste dramatike kur adoleshentet kanë konsumuar sasi të mëdha anti-depresivësh duke vendosur në rrezik edhe jetën e tyre. Sipas saj këto lloj medikamentesh në vende të tjera nuk merren fare në farmaci, por jepen nga mjeku i familjes. Ajo kërkoi rishikimin e legjislacionit për këtë gjë.

http://ata.gov.al/2018/08/29/anti-depresante-pa-recete-per-adoleshentet-masa-per-nderhyrje-drastike/