Arta, vajza që frymëzon

Me zërin e saj të ëmbël dhe buzëqeshjen e çiltër, Arta krijoi një atmosferë elektrizuese dhe emocionuese teksa këndoi në pritjen për ambasadorët e WorldVisionAlbania, Luiza Gega, Alban Skënderaj, Arlinda Çausholli dhe Nik Xhelilaj.Rasti i vogëlushës nga Librazhdi është frymëzues.

Në fillim ajo nuk ecte dot, por me ndihmën e fizioterapistëve të programit social “Tungjatjeta Jetë”, vit pas viti progresi i saj ka qenë jetëndryshues.
Tashmë Arta, jo vetëm që arrin të zhvendoset në mënyrë të pavarur, por ajo shkon në shkollë si gjithë bashkëmoshatarët e saj, pa mjete ndihmëse dhe e pashoqëruar.