Studimi i parë kombëtar për prevalencën e aftësisë së kufizuar tek fëmijët 2 deri 17 vjeç.
Drejtoresha e World Vision për Ballkanin Perëndimor, Eljona Boçe Elmazi tha se ky studim shënon një kthesë të rëndësishme dhe një risi në fushën e studimit të aftësisë së kufizuar te fëmijët në Shqipëri. Ai ndan dy epoka nga njëra-tjetra: atë të vlerësimit mjekësor dhe atë aktualen të vlerësimit biopsikosocial të aftësisë së kufizuar të fëmijëve. Gjetjet në studim na vënë përpara përgjegjësisë që të përballemi dhe të ndërhyjmë për të ndërtuar politika, shërbime, praktika e programe, veçanërisht në nivel komunitar, që do të ndryshojnë jetën e fëmijëve.
Si pjesë e strategjisë globale Premtimi Ynë 2030, World Vision përkushtohet që çdo fëmijë në situatë vulnerabiliteti, sidomos ata me aftësi të kufizuara, të kenë një jetë në plotësinë e saj.