ABC News – Zv.ministrja e Mbrojtjes Sociale: Vlerësim i ri për personat me aftësi të kufizuar

Sipas zv/ministres së Mbrojtjes Sociale, po bëhet një vlerësim i ri për personat me aftësi të kufizuar, të cilët tani po shikohen ndryshe. Eshtë një reformë, ku personat me aftësi të kufizuar do shikohen ndryshe nga tani, teksa janë vlerësuar thjesht si pacientë me një diagnozë të caktuar. Sot vlerësohen me një spektër më të gjërë. Përveç diagnozës shikohen dhe funksionet që ata kanë, për t’u mbështetur dhe për t’u ruajtur për të mundësuar rehabilitimin dhe integrimin e tyre në shoqëri. Sipas saj një rol të rëndësishëm ka edhe pushteti vendor pasi gjendet më pranë personave me aftësi të kufizuar.

http://abcnews.al/zv-ministrja-e-mbrojtjes-sociale-vleresim-i-ri-per-personat-me-aftesi-te-kufizuar/