ABC News – Vetëplagoset me armë në banesë 15 vjeçari në Peqin

15 vjecari

Një 15 vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri nga pakujdesia në Peqin. Policia njofton se ngjarja ndodhi në banesën e djalit në fshatin Bicaj. Adoleshenti është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve në momentin e vetëplagosjes G.B, ka qënë në banesën e tij i shoqëruar nga dy kushërinjtë e mitur, pasi prindërit ndodheshin jashtë shtetit. Mësohet se dy kushërinjtë po merren në pyetje në prani psikologes.

http://abcnews.al/veteplagoset-me-arme-ne-banese-15-vjecari-ne-peqin/