ABC News – Vëllai i vogël vret me thikë vëllain e madh 13 vjeçar në Fier

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Baltëz të Fierit. Një 10 vjeçar ka qëlluar me thikë vëllain më të madh, pas një grindje çasti mes tyre. 13 vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ndodhi në kohën kur prindërit e fëmijëve ishin në punë në rrobaqepsi. Djemtë mendohet të jenë grindur dhe në gjaknxehtësi e sipër i vogli goditi me thikë vëllain e madh. Ata ndodheshin në oborr duke pastruar peshkun që do të ishte dreka e tyre.

http://abcnews.al/video-vellai-i-vogel-vret-me-thike-vellain-e-madh-13-vjecar-ne-fier/