ABC News – Të zhgënjyer nga kultivimi i sherebelës

Fermerët në Kukës i janë larguar sherëbelës, e cila për dy-tre vite u mboll masivisht dhe po orientohen drejt kulturave të tjera. Kjo për shkak se prodhimi ka mbetur stok në mungesë të tregut të huaj. Janë stoqet e sherebelës prej më shumë se tre vite. Kuksianët janë të zhgënjyer. E promovuar si një nga bimët medicinale më të kërkuara në tregun e huaj tani qëndron në magazinat e fermerëve. Në Kukës një numër i madh i fermerëve u morën me kultivimin e sherebelës. Tashmë janë në kërkim të një bime tjetër fitimprurëse.

http://abcnews.al/te-zhgenjyer-nga-kultivimi-i-sherebeles/