Bimët medicinale po kultivohen shumë nga fermerët e Dibrës. Fermeri Zija Keshi nga fshati Maqellarë i Dibrës ka mbjellë 1 ha me Aronia. Një frut medicinal i njëjtë me boronicën. Bima hyn në prodhim nga viti i dytë dhe ka një jetëgjatësi deri në 20 vjet. “Nuk do shumë shërbim, duhet trajtuar bio si organikë dhe me ujë”. Sipas tij bima ka veti kurative dhe është shumë e kërkuar në treg.
http://abcnews.al/rritje-e-kerkesave-ne-treg-fermeret-e-dibres-drejt-bimeve-medicinale/