ABC News – Rama, studentëve: Mund të takohemi në parlament, unë përballë jush

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me protestën masive që po zhvillojnë studentët përpara Ministrisë së Arsimit. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t’i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin. Mbase “tryeza e qeverisë” është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140 plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8+ pikat e mia, – tha Rama.

http://abcnews.al/rama-studenteve-mund-te-takohemi-ne-parlament-une-perballe-jush/