Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të Ditës Botërore të Aftësive Rinore vizitoi shkollën profesionale “Rogacionistët” në Lezhë, të drejtuar nga At Antonio Leuci. Kreu i Shtetit u njoh me zhvillimin e kurseve profesionale për punimet dhe qëndisjet me dorë, recetat e grupit të kuzhinës si dhe punën e grupit të fotovoltaikëve. Një nga problemet tona më të mëdha, theksoi kreu i shtetit është që t’i mbajmë të rinjtë në vendin tonë. Dhe jo vetëm kaq, por t’i mbajmë duke u dhënë një mundësi.
http://abcnews.al/presidenti-meta-viziton-shkollen-rogacionistet/