ABC News – Pranga një 18 vjeçari në Rinas, tentoi të korruptojë policen

rinas

Policia ka vënë në pranga një 18-vjeçar nga Burreli, i cili tentoi të korruptojë nje punonjëse të Policisë Kufitare në Rinas, me 50 Euro për të kaluar në hapësirën Schengen. Sipas policisë, këtij shtetasi i ishte refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë nga punonjësit e Pikës së Kalimit Kufitar Rinas, por ai ka tentuar të korruptojë punonjësen e policisë, me qëllim për të kaluar kufirin drejt Belgjikës, në kundërshtim me rregullat për udhëtimin në hapësirën Schengen.

http://abcnews.al/pranga-nje-18-vjecari-ne-rinas-tentoi-te-korruptoje-policen/