ABC News – Negociatat Shqipëri-Greqi/ Kryeministri Rama takon Presidentin Meta

Edi-Rama-dhe-Ilir-Meta

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e djeshme me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Burime për ABC News bëjnë të ditur se për rreth 30 minuta është diskutuar për ecurinë e negociatave me Greqinë. Ky takim u bë pas deklaratës që ministri i jashtëm grek Nikos Kotzcias ka bërë në një ligjëratë të mbajtur në Moskë se shumë shpejt përfundojnë negociatat me Shqipërinë. Kreu i shtetit ka kërkuar informacion për çfarë është diskutuar deri më tani mes grupeve negociatore, e në mënyrë të vecantë mbi marrëveshjen për kufijtë detarë.

 http://abcnews.al/negociatat-shqiperi-greqi-kryeministri-rama-takon-presidentin-meta/