ABC News – Limaj e Ahmeti pas takimit me Mogherinin: Taksa nuk hiqet!

ks

Pas takimit me shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian në Bruksel, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti njëzëri u shprehën se Kosova prezantoi kushtet e saj dhe se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet. Limaj u shpreh se u diskutuan shumë çështje si liberalizimi i vizave, çështja e të pagjeturve, taksa etj. Ai theksoi se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të ketë në thelb njohjen e pavarësisë së Kosovës.

http://abcnews.al/ekipi-negociator-i-kosoves-takohet-ne-bruksel-me-mogherinin/