ABC News – Kthehet në makth ëndrra amerikane, babai dy fëmijëve deportohet në Shqipëri

sokoli1

Një emigrant shqiptar, i cili punoi për 24 vite në New York, pretendon se nuk është lejuar të telefonojë familjen e tij përpara se të deportohej në Prill të këtij viti drejt Shqipërisë. Sokol Vokshi, 47 vjeç. Ai tha se agjentët e emigracionit e vunë në pranga para dy muajsh, e futën në qeli për dy ditë dhe e dërguan në një avion për ta kthyer më pas në vendin e origjinës. Sokoli qëndron tani në Durrës. Ndërkohë, avokati i tij tha për New York Post se ky rast deportimi ishte i pazakontë, pasi Vokshi ishte pajisur me një numër Sigurimi Social, merrte çdo vit leje pune, paguante taksa dhe nuk kishte asnjë rekord kriminal.

http://abcnews.al/kthehet-ne-makth-endrra-amerikane-babai-dy-femijeve-deportohet-ne-shqiperi/