ABC News – Elbasan, nxënësit nuk kanë transport, bllokojnë furgonin e mësuesve

Nxënësit e shkollës së Funarit bllokojnë furgonin e mësuesve në mes të rrugës. Janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të cilët nuk kanë lejuar mësuesit që të shkojnë në shkollë. Shkak për këtë është mungesa e transportit të tyre. Në shkollën e Funarit zhvillojnë mësim disa fshatra mes tyre edhe Mollagjeçi që ndodhet larg. Nxënësit duhet të përshkojnë disa kilometra për të shkuar aty. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të prindërve dhe nxënësve çështja nuk është zgjidhur.

http://abcnews.al/elbasan-nxenesit-nuk-kane-transport-bllokojne-furgonin-e-mesuesve/