ABC News – Bushati takon Netanyahun, bisedojnë për çështje të sigurisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, po zhvillon një vizitë në Izrael. Bushati u prit në takim nga kryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm i Izraelit Benjamin Netanyahu. Zhvillimet në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Ballkanit, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja kibernetike ishin temë diskutimi mes Bushatit dhe Netanyahut.

http://abcnews.al/bushati-takon-netanyahun-bisedojne-per-ceshtje-te-sigurise/