Studentët vijojnë protestën e tyre edhe gjatë ditës së premte. Ata janë ngujuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë. Ata nuk tërhiqen edhe pse gjatë orëve të natës, policia ka tentuar t’i nxjerrë me forcë nga ambientet e fakulteteve. Në Fakultetin e Drejtësisë nuk janë vetëm studentët të ngujuar brenda ambienteve të leksioneve dhe të seminareve, por janë futur edhe forca të shumta të rendit, të cilat mësohet se janë thirrur nga titullari. Ndërkohë, te Fakulteti i Ekonomikut Studentët tentuan të pengojnë hyrjen ë administratës dhe në këtë moment ka ndërhyrë policia.
https://a2news.com/2019/01/11/studentet-ngujohen-te-drejtesia-dhe-ekonomiku-tensione-me-policine/