A2 News – E ve prej 10 vitesh, kunati e vrau për të mos krijuar lidhje tjetër

Gruaja që u gjet e pajetë pranë liqenit të Sharrës ditën e djeshme është një nga ngjarjet e rënda ndaj një gruaje në javët e fundit. Dashamir Xhepa, kunati i viktimësj, është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes për shkak se nuk e lejonte që Liria të krijonte një lidhje të re dashurie, pasi bashkëshorti i kishte vdekur 10 vite më parë. Dy prej djemve të 49-vjeçares janë emigrantë dhe jetojnë prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa një tjetër ndodhet në burg. Ajo jetonte vetëm me djalin tjetër adoleshent, ndërsa fqinjët thanë se kjo familje njihej si e rregullt.

https://a2news.com/2019/02/15/e-ve-prej-10-vitesh-kunati-e-vrau-per-te-mos-krijuar-lidhje-tjeter/