360 Grade.al – Dhuna në familje, ligji i ri garanton edhe fëmijët

dhuna familje

Pas një procesi të gjerë konsultimesh u depozituan në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjit për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, që mundësojnë marrjen në mbrojtje të grave dhe vajzave pa dallim, qofshin në martesë, bashkëjetesë apo lidhje afektive. Kështu, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar”. E pranishme në komision për prezantimin e projektligjit ishte Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

http://360grade.al/100207/dhuna-ne-familje-ligji-i-ri-garanton-edhe-femijet/