Miqësia, bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirja

You are here

  • 26-04-22 |

Miqësia, bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirja

“Gjatë kësaj kohe pata mundësinë të njihem më shumë me shokët e mi dhe ndeshjet miqësore kanë zgjuar ndjenjën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit më shumë sesa atë të konkurencës. Tani ndihem si një shoqe më e mirë për të tjerët”, - u shpreh Melina 6 vjeçe. 

3168 fëmijë nga 9 shkolla 9-vjeçare në Durrës, janë përfshirë në aktivitete argëtuese, sportive, psiko-sociale gjatë dy muajve të fundit. 

Nën temën “Miqësia”, në kuadër të projektit “Bounce Back”, ose siç njihet ndryshe “Ditëlindja e Madhe”, fëmijët dhe të rinjtë e grupmoshave 3 deri në 17 vjeç u organizuan në grupe për të zhvilluar aktivitete rekreative dhe sportive. Aktivitetet për fëmijët u zhvilluan sipas grupmoshave të tyre.  

238 vogëlushë të moshave 3-5 vjeç u mblodhën së bashku dhe krijuan një mini kinema të vogël ku ndoqën filmin e preferuar “Masha dhe Ariu”, si dhe formuan puzzle me foto për miqësinë. 

Kjo është dita më e lumtur e jetës sime, sepse më duket sikur po festoj ditëlindjen time në mesin e shokëve të kopshtit”- thotë Asja, 5 vjeçe. 

Rreth 1300 fëmijë nga 6- 8 vjeç krijuan kartolina të personalizuara me dedikime për miqtë e tyre të ngushtë , dhe më pas i vendosën në këndin e krijuar “Miku Sekret”. 

949 fëmijë nga 9-12 vjeç, zgjodhën të shprehin talentin e tyre nëpërmjet pikturës dhe esesë duke i sjellë së bashku në formën e ekzpozitës në “Këndet e Miqësisë” në 9 shkolla ku World Vision punon prej vitesh në Durrës. 

Adoleshentët dhe të rinjtë, 13 deri në 17 vjeç zhvilluan ndjeshje miqësore sportive me mesazhin “Të luajmë për Miqësinë”.  

Tungjatjeta.al

 
Bruna
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Elvani
Librazhd
Arjani
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Ardiani
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni