Zëri i Amerikës/Tiranë: Pjesa dërrmuese e rinisë ndjehet e papërfaqësuar nga politika aktuale

voa

Në Tiranë, u zhvillua sot një konferencë ballkanike për rininë. Organizata humanitare World Vision publikoi të dhënat e një anketimi, sipas të cilit, mbi 60 për qind e të rinjve shqiptarë nuk ndihen të përfaqësuar në jetën politike të vendit.

Organizata humanitare World Vision, në bashkëpunim me Zyrën Rajonalepër Bashkëpunimin Rinor organizuan për herë të parë në Tiranë Festivalin Ballkanik të Rinisë, me temë punësimin e të rinjve, pjesëmarrjen dhe mbrojtjen e tyre.

 

https://www.zeriamerikes.com/a/5067980.html