#Youth4Green – Të rinjtë e World Vision Albania, bashkëbisedim me ambasadorin e BE-së

Të rinjtë e programeve të World Vision Albania patën një takim të frytshëm me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Z. Silvio Gonzato.

Në një bisedë të lirshme, të hapur dhe të vërtetë, të rinjtë e grupeve Impact diskutuan me Ambasadorin për një çështje bashkëkohore dhe me rëndësi kritike, siç është ndryshimi i klimës dhe mjedisi.

Ata u inkurajuan, u mbështetën dhe u përgëzuan disa herë nga ambasadori për angazhimin e tyre dhe për kurajon për të kontribuar në komunitetet e tyre. Z. Gonzato i inkurajoi veçanërisht duke u thënë se “me nismat e tyre ata po ndihmojnë njerëzit dhe vendin të përgatiten për hyrjen në BE”.

Të rinjtë pjesëmarrës në takim janë pjesë e një rrjeti prej 1335 të rinjsh të World Vision Albania, të cilët në mënyrë të vazhdueshme angazhohen në adresimin e problematikave që i shqetësojnë në komunitetet ku ata jetojnë.