Mbi 100 lëkundje sizmike janë regjistruar në qarkun e Korçës, sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
World Vision është në mbështetje të banorëve të fshatit Floq në Korçë, një nga zonat më të prekura nga dëmtimi i banesave.
Aktualisht në ndihmë të 180 persona të vendosur në 50 çadra, vullnetarët e World Vision janë angazhuar në kamp me turne duke shërbyer ushqim dhe pije të ngrohta.
Gjithashtu, për banorët e strehuar në çadra po sigurohen krevate, dyshekë, kuverta dhe borsa.