World Vision: Kurrikulë e posaçme për 1500 të rinj

Tiranë, 5 shtator 2016 – Organizata ndërkombëtare World Vision po punon  me 1500  të rinj, nga fshatrat dhe periferitë e Shqipërisë, për t’u rritur atyre vetëbesimindhe për t’i fuqizuar individualisht. Në këtë mënyrë ata do të jenë të aftë të ndihmojnë dhe të zbatojnë projekte të rëndësishme për  veten, por edhe për komunitetin ku banojnë.

300 prej tyre udhëtuan drejt Tiranës për të qenë sot pjesë e konferencës vjetore  “MENDO UDHËTIM NDRYSHE”, organizuar nga World Vision dhe AIESEC.

Një nga pjesëmarrëset, Anjeza Kaba nga Dibra, tregon se bashkë me shokët e tjerë të grupit të të rinjve mobilizuan bizneset e zonës për të rregulluar kopshtin e lagjes Kamen në Peshkopi. “Gjendja e kopshtit ishte e mjeruar.  Ne  lyem vetë karriget, tavolinat, dollapet dhe vizatuam në mure personazhet e preferuara të 22  vogëlushëve”, – tregon ajo.   

Një tjetër e re, Bleona Orhan, tregon sesi mblodhi veshje, libra dhe para për 50 familje të varfra në fshatin Rrëmbec të Korçës.  “Këto familje jetojnë në kushte jashtë mase të vështira. Bashkë me grupin e të rinjve ku bëj pjesë, ne vumë një tendë para shkollës dhe informuan nxënësin për nismën.  Të gjithë donin të ndihmonin. Fëmijët dhuruan veshje që nuk i përdornin më dhe libra që tashmë i kishin lexuar. Banorët e tjerë, ndonëse nuk kanë shumë të ardhura, dhanë para”.

World Vision beson se nëse investohet tek të rinjtë, ata  bëhen qytetarë aktivë të vendit. Duke mbështetur sipërmarrjet e tyre sociale dhe  duke i dhënë atyre mundësi të mprehin aftësi të lidhura me punën, të rinjtë do të gjejmë zgjidhje inovatore të problemeve sociale dhe ekonomike.

 Aftësimi i tyre për  jetën dhe për punën bëhet përmes kurrikulës IMPACT, e cila u jep të rinjve (15-18 vjeç) njohuri praktike që i ndihmojnë të jenë të suksesshëm në jetën e tyre. 

 “IMPACT është një kurrikulë që zbatohet me sukses në disa vende të botës dhe World Vision e ka përshtatur për të rinjtë në Shqipëri. Ky program po zbatohet në Tiranë, Dibër, Kurbin, Korçë, Vlorë, Librazhd dhe Elbasan.

Përmes tij, synohet  që të rinjtë të përvetësojnë vlera dhe aftësi që lidhen me vetëbesimin, vizionin e së ardhmes, bashkëpunimin me të tjerët. Ata marrin njohuri që do t’i ndihmojnë në punësim si për shembull;  si të shkruajnë një CV të mirë, si të menaxhojnë kohën, si të mbajnë një buxhet vetjak, si të bëjnë plan biznesi etj. Këto njohuri, jepen nëpërmjet edukimit joformal, dhe lojrave argëtuese, në mënyrë sistematike për të paktën 3 vjet.

“Një tjetër element suksesi i punës sonë rinjtë është se ne i zbatojmë programet në partneritet me anëtarë të komunitetit, që, në mënyrë tërësisht vullnetare, janë bërë drejtuesit dhe mbështetësit më të mëdhenj të të rinjve dhe shembujt më pozitivë për ta”,- thotë Jurgena Hajdaraj, këshilltare e Programit të të Rinjve në World Vision.

Pse është i rëndësishëm ky program ?

Shërbimet për të rinj: Janë shumë të pakta në qytetet e mëdha. Në fshatra dhe zona periferike nuk ka pothuajse asnje shërbim të përqëndruar tek të rinjtë dhe ka shumë pak mundësi që të rinjtë të mund ta kalojnë kohën në mënyrë të dobishme (aktivitete sportive, artistike, kulturore etj). Prandaj është e rëndësishme hapja e qendrave/hapësirave rinore,përdorimi i shkollës si qendër komunitare për të zhvilluar aktivitete për zhvillimin e aftësive të të rinjve apo edhe për t’i ndihmuar të zhvillojnë talentet e tyre.

Aktivitetet dhe nismat vullnetare të 1 500 të rinjve me të cilat organizata po punon kanë sjellë, vetëm këtë vit, përfitime për rreth 25 000 fëmijë e të rinj të tjerë. World Vision punon prej 8 vjetësh qëllimshëm me të rinjtë në Shqipëri, përmes një programi të veçantë.

Fund

****

World Vision është një nga organizatat më të mëdha humanitare, zhvilluese dhe advokuese në botë për fëmijët dhe të rinjtë. Ajo punon prej rreth 60 vitesh, në 100 vende të ndryshme. World Vision gjendet në Kosovë që prej vitit 1998 (gjatë kohës së konfliktit me Serbinë) dhe në Shqipëri që prej vitit 1999 për të punuar në edukim, mbrojtje fëmijësh, ndërtim paqeje dhe për çështjet e rinisë.  Ju mund të gjeni më shumë të dhëna duke vizituar faqen tonë zyrtare në internet

http://www.wvi.org/sq/shqip%C3%ABri

në Facebook https://www.facebook.com/WorldVision.Albania.and.Kosovo?fref=ts

dhe në Twitter https://twitter.com/WVAlbaniaKosovo

 Për më shumë të dhëna, ju lutem kontaktoni:

Elda Spaho Bleta

Senior Communications Advocacy Officer

World Vision in Albania & Kosovo

Office Phone: +355 4 22 58 333/4| Mobile: + 355 68 5015224| Email:
bardha_prendi@wvi.org |
| Main office address: : World Vision, “Asim Vokshi” Street, USLUGA
Complex, Tirana, Albania|
| Mailing address: P.O.Box 1725 Tirana, Albania|
  meero.worldvision.org