Raporti mbi Situatën e Mirëqenies së Fëmijëve në Shqipëri nga organizata “World Vision” për vitin 2017 tregoi se, dhuna ndaj fëmijëve mbetet e pandryshuar në vite ashtu si edhe vitin e fundit. 7 në 10 fëmijë të moshave 8 deri në 18 vjeç pohojnë se kanë përjetuar të paktën një formë dhune, ndërsa 8 në 10 prindër pohojnë se kanë përdorur dhunën si mjet disiplinimi.