Trafkimi i qënieve njerëzore është një ndër fenomenet më negative që ka shoqëruar tranzicionin e gjatë në Shqipëri pas vitit 90. Numri i grave dhe vajzave të trafikuara dhe të identifikuara nga strukturat përgjegjëse është rreth 100 në vit, ndërsa numri real brenda dhe jashtë vendit nuk mund të përcaktohet për aq kohë sa ato mbeten të paraportuara. Drejtues të organizatave joqeveritare vërejnë me shqetësim uljen e numrit të identifikimeve, uljen e moshës së vajzave të trafikuara nën 18 vjeç, si dhe rritjen e trafikimit të brendshëm.