“Në Tiranë, shoqatat për të drejtat e grave u mblodhën për të ndarë shqetësimin për vrasjet e fundit të një nëne me 6 fëmijëve në Durrës dhe një studenteje në kryeqytet. Ato kërkuan reagimin e institucioneve për zbatimin e ligjit, sepse të dyja viktimat e fundit e kishin denoncuar dhunën dhe kërcënimet ndaj jetës së tyre. Takimi u organizua nga Qendra për Nisma Ligjore, si zbatuese e një projekti të mbështetur nga Komisioni Europian dhe Kombet e Bashkuara, për monitorimin e standardeve ndërkombëtare mbi barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave në Shqipëri.”
https://www.zeriamerikes.com/a/shqiperi-vrasja-grave-alarm/4447197.html