Në Ditën Botërore të lirisë së shtypit, gazetarët dhe mediat shqiptare gjenden përballë sfidave të rënda. Ato kanë të bëjnë me vërtetësinë e raportimit përballë presioneve politike e qeveritare. Studiues të pavarur të medias dhe shoqërisë shqiptare pohojnë se gazetarët profesionistë po punojnë në një mjedis krejt të papërshtatshëm, i cili dëmton ndjeshëm saktësinë e informimit të opinionit publik.