VOA – Shkodër, rëndohet situata e krimit

Vrasja e një biznesmeni pasditen e të shtunës në qytetin e Shkodrës, ka ngritur shqetësimin mbi situatën e krimit në këtë qytet, më i madhi në veri të Shqipërisë. Vrasja e biznesmenit e ka çuar në 6 numrin e përsonave të vrarë brenda tre muajve të fundit. Gjithashtu, dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur prej 10 ditësh. Për asnjërën nga këto ngjarje të rënda kriminale, policia nuk ka arritur të identifikojë dhe as të arrestojë autorët, çka ka tronditur sigurinë e qytetarëve dhe bizneseve në Shkodër. Dyshimet e para lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale në qytet, apo ndonjë gjobëvënie nga këto grupe.

https://www.zeriamerikes.com/a/shkodra-crime/4554639.html