Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shënon institucionin e parë të sistemit të ri që Reforma në Drejtësi synon të krijojë. Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi 6 anëtarët nga radhët e veta mes 9 kandidaturave. Ngritja e KLGJ-ës dhe KLP-ës pritet të rikthejë normalitetin në sistemin e Drejtësisë, ndërsa i hap rrugë dhe formimit të Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme, si dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, organe të cilat do të jenë të fokusuara te lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.