VOA – Arrestime në Shkodër nën dyshimet për trafik njerëzor

shkoder

5 shtetas nga Shkodra, Malësia e Madhe dhe Tirana u arrestuan sot nga policia, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi dyshohen si pjesëtarë të një grupi kriminal që vepronte në trafikun e qenieve njerëzore. Sipas policisë së Shkodrës, gjatë një hetimi disa mujor është vertetuar me prova se të arrestuarit për një periudhë të gjatë kanë ndihmuar shtetas të huaj nga vendet e treta, kryesisht sirianë, për të kaluar në rrugë të jashtëligjëshme, fillimisht në Mal të Zi e, më pas, drejt vendeve të BE-së.

https://www.zeriamerikes.com/a/4636929.html