Vizion Plus – “Unë jam më e fortë se diabeti”, 13-vjeçarja rrëfen betejën e vështirë me sëmundjen

“Unë jam më e fortë se Diabeti”.Me këtë thirrje u mblodhën në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, dhjetëra te prekur nga kjo sëmundje. Me tyre ishte edhe Damiana, 13 vjeçarja që është diagnostikuar 5 vjet me pare nga kjo sëmundje. Damiana tregon se sëmundja e ka kufizuar ne raport me shoqërinë. Nëna e 13-vjeçares thotë se edhe pse tashmë fishat që shërbejnë për matjen e diabetit, të cilat vajza e saj i përdor 4 herë në ditë, janë te rimbursueshme përsëri vështirësitë janë të shumta.Te prekurit nga diabeti apeluan ne sheshin Nënë Tereza për me shume mbështetje nga institucionet.

https://www.vizionplus.tv/une-jam-me-e-forte-se-diabeti-13-vjecarja-rrefen-betejen-e-veshtire-me-semundjen/