Studentët ashtu siç paralajmëruan kanë nisur këtë të hënë një protestë kombëtare. Aksionin e ri, në mbështetje të tetë kërkesave që kanë studentët e nisën këtë të hënë me bllokimin e hyrjeve në çdo fakultet. Të rinjtë vendosën shirita bllokues në pjesën më të madhe të hyrjes së fakulteteve, duke ndaluar madje edhe hyrjen të punonjësve të administratës. Ata kane marshuar drejt Kryministrisë nga çdo fakultet ku studiojnë.
https://www.vizionplus.tv/studentet-ne-proteste-kombetare-shirita-bllokues-ne-hyrje-te-fakulteteve/